Lajme
Më shumë se gjysmë milionë shqiptarë e kanë lëshuar Kosovën për kaq vite
Referuar statistikave, mësohet se brenda 53 vjetësh Kosovën e kanë lëshuar më shumë se gjysmë milionë qytetarë, transmeton albinfo.ch.
Njohës i proceseve politike, Besnik Vasolli ka thënë se sipas statistikave zyrtare të ASK-së, Kosovën e kanë lëshuar më shumë se 550 mijë qytetarë që nga viti 1969.
Po ashtu Vasolli ka thënë se llogaritet po ashtu se nga këta 550 mijë qytetarë të migruar, janë edhe rreth 890 mijë fëmijë të tyre që jetojnë në vende të ndryshme të botës.
“Prej vitit 1969 llogaritet që Kosovën e kanë lëshuar mbi 550 mijë banorë, prej tyre fëmijët e tyre llogariten që janë gati 890 mijë kosovarë që jetojnë në Evropë. Gjermania siç duket do t’i lehtësojë edhe më tutje masat, pasi ata kanë nevojë për fuqi punëtore, në anën tjetër kosovarët kanë nevojë për punë, ne kemi një rini të mirë, e cila nuk ka pasur fatin t’i ketë mundësitë që duhej t’i kishte dhe kjo i tërheq ata që të mendojnë të largohen nga vendi”, ka thënë Vasolli.
Sipas tij, një rol të madh në migrimin e kosovarëve në vendet e zhvilluara të Evropës e luan edhe diaspora.
“Njerëzit nuk migrojnë vetëm për shkak të pagës, por është edhe për shkak të të ardhmes së fëmijëve të tyre, aspektet e shëndetësisë, të zhvillimit profesional, por edhe për aspekte të sigurisë. Në rastin tonë mendoj që edhe diaspora e luan rolin e rëndësishëm, sepse ne kemi anëtarët e familjes tonë atje, dhe i shohim edhe si jetojnë atje. Edhe kur të vijnë këtu, krijohet perceptimi se ata jetojnë një jetë të mirë. I shohim kur vijnë këtu se janë gazmorë, të hareshëm e duke shëtitur dhe mendojmë se realiteti është ashtu. Mirëpo kur shkojnë atje, një numër i tyre zhgënjehen pasi edhe atje e shohin se duhet të punojnë shumë për të arritur mirëqenien”, ka thënë Vasolli, i cili ka shtuar se përveç kësaj, luan rol edhe fakti që shumë qytetarë të Kosovës që jetojnë në Evropë kanë hapur bizneset e tyre atje dhe kështu ua bëjnë më të lehtë familjarëve të tyre largimin nga Kosova.
Vasolli ka thënë se shteti i Kosovës duhet të krijojë mundësi për mirëqenie të të rinjve, në mënyrë që ata të mos mendojnë largimin, pasi sipas tij, nga ikja e trurit humb shumë vendi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse Panairi SheLeads 2026 bashkoi gra të suksesshme sipërmarrëse dhe themeluese nga industri të ndryshme, duke filluar... -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Yllka Zuzaku-Mustafa zgjidhet presidente e Lidhjes së Infermierëve Shqiptarë në Zvicër -
Berlin
Java e Kulturës së Kosovës në Berlin vijon me një film që sjell plagët e luftës -
Refuzimi i “Nismës së Kaosit” dëshmoi se qytetarët zgjodhën faktet mbi politikën e frikës
Jeta në Zvicër
-
Skandal në spitalet e Neuchâtelit: ngacmime psikologjike dhe seksuale në sallat e operacionit Një raport i klasifikuar, i siguruar nga RTS, zbulon se ngacmimi psikologjik dhe ai seksual janë... -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse -
Një i ri kosovar paguan për sigurimin e makinës deri 8000 franga më shumë se moshatari i tij zviceran -
Parlamenti zviceran rihap derën për energjinë bërthamore -
Zvicër: Votohet garantimi i orareve të aeroporteve përballë interesave të tjera













