Futboll
Futbolli po rikthehet, tri liga janë konfirmuar
Hungaria është vendi i tretë në Evropë që ka përcaktuar datën e saktë për vazhdimin e sezonit, pas Polonisë (29 maj) dhe Portugalisë (30 maj).
Deri më tani, tifozët e futbollit kanë mundur të ndjekin ndeshje vetëm nga kampionatet e Bjellorusisë, Koresë dhe Nikaraguas.
Federata e Futbollit e Hungarisë ka njoftuar se sezoni do të vazhdojë më 23 maj, me dy ndeshje të kupës fillimisht, dhe pastaj me një ndeshje kampionati, përcjell lajmi.net.
Kampionati do të fillojë vetëm në Ligën e Parë, ndërsa në ligat më të ulëta do të vendoset për përfundimin më të hershëm të sezonit.
Kujtojmë se në Superligën e Hungarisë luan futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Hasani, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











