Futboll
Futbollistja shqiptare në mesin e 10 grave më të fuqishme në Suedi
Asllani është një nga meritoret më të mdha në futbollin e Suedisë
Kosovare Asllani, futbollistja e njohur shqiptare, është zgjedhur në mesin e 10 grave më të fuqishme në Suedi, transmeton albinfo.ch.
Në një artikull të publikuar në faqen zyrtare të shtetit suedez, vlerësohet kontributi i Asllanit në ndeshjet e kategorisë së femrave në Botërorin e 2019-ës. Gjatë vitit të kaluar, 30-vjeçarja ishte edhe në mesin e të nominuarave për çmimin e “Topit të artë”.
Futbollistja shqiptare shënoi tre gola të rëndësishëm gjatë Kupës së Botës. Një në ndeshjen fituese kundër Kilit, një tjetër në ndeshjen fituese kundër Tajlandës dhe një e treta në ndeshjen bronzi kundër Anglisë.
Për shumë vjet, Suedia ka pasur një nga skuadrat më të mira në botë kur bëhet fjalë për futbollin e grave. Fitimi i bronzit në Kupën e Botës 2019 bëri që mbështetja për ekipin të rritet në mënyrë dramatike dhe më në fund u tha se Asllani është një nga meritoret më të mëdha në njohjen që meritojnë me të vërtetë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













