Shkurt.ch
Fyen kosovarët, pastaj kërkon falje
Zvicerani Fider Stöhlker tërheq fjalët mbrapa, kërkon falje për fyerjen kolektive të bërë ndaj kosovarëve
Në një deklaratë me shkrim për 20min, Fidel Stöhlker ka zbutur tonin duke kërkuar falje publike ndaj shqiptarëve.
“Për dy fjalët e rënda ndaj kosovarëve, unë u kërkoj falje në të gjitha mënyrat”, citohet Stöhlker .
Ai ka thënë se kuptohet që nuk ka të bëjë me të gjithë kosovarët , por për individë që janë të ndikuar negativisht nga krimi. Stöhkler është arsyetuar se vetëm ka shprehur shqetësimin që mos të kenë frikë nëse lëvizin lirshëm në Zvicër.
Fyerjet e Stöhlkerit mund të jenë të dënueshme. Kodi Penal i Zvicrës e ndalon denigrimin publik të një grupi njerëzish për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Kështu ka thënë Marcel Niggli, profesor i të drejtës penale në Freiburg njëherësh edhe ekspert në fushën e anti-racizmit.
“Në këtë rast, është aq e qartë se prokurorët duhet të ngrejnë një padi penale.”, ka thënë profesori për 20min.
Fyerjet më të rënda publike, deri më tash, pa dyshim, kanë ardhur nga kompania “Stöhkler & Partner”. Pronari i saj, Fidel Stöhkler, ka lansuar fyerjet më poshtëruese dhe më të neveritshme në adresë të shqiptarëve.
Stöhkler citohet ti ketë quajtur kosovarët si njerëz “të egër, të pakulturuar, asocial dhe të pa-civilizuar”.Madje, ai ka shkuar aq larg sa, siç citohet, i ka quajtur shqiptarët si “jashtëqitje”.
Stöhkler ka kritikuar politikat zviceriane ndaj emigrantëve, sidomos ndaj shqiptarëve. Po të me jepej mua rasti, do ta ndiqja nga Zvicra secilin kosovar”, citohet të ketë thënë ai.
Këto reagime në opinionin publik rezultuan pas akteve të fundit kriminale të kryera nga shqiptarët në Zvicët. Megjithatë, komuniteti i shqiptarëve në Zvicër i ka dënuar ashpër aktet e dhunës të kryera nga shqiptarët gjatë ditëve të fundit.
Ata janë distancuar nga çfarëdo akti kriminal të kryer nga bashkëkombësit e tyre,dhe kanë kundërshtuar fajësimin kolektiv të shqiptarëve për krimet e kryera nga individë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











