Lajme
Fyle kërkon realizimin e Marrëveshjes së Ohrit
Marrëveshja e Ohrit dhe realizimi i reformave integruese janë çështjet kyçe ku duhet të orientohet Shkupi zyrtar, tha komisionari Fyle
Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fyle i vlerësoi pozitivisht të arriturat e Maqedonisë në procesin integrues për në Bashkimin Evropian, ndërsa kërkoi që Marrëveshja e Ohrit të realizohet në përpikëri. Këto komente Fyle i bërë gjatë një vizite në Shkup.
Ai tha se Marrëveshja e Ohrit dhe realizimi i reformave të përcaktuara për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, janë çështjet kyçe ku duhet të orientohet Shkupi zyrtar. “Marrëveshja e Ohrit ka krijuar mundësi dhe bazë që të gjitha bashkësitë etnike të jetojnë bashkërisht”, ka thënë Fyle.
“Rregullat janë të qarta, ndërsa Komisioni po punon në përpilimin e raportit për përparimin e Maqedonisë dhe se i njëjti do të prezantohet muajin e ardhshëm, megjithëse për momentin kam një ndjenjë të mirë për këtë çështje” tha Fyle, raporton REL. Ai është angazhuar edhe rreth zgjidhjes së kontestit të emrit me Maqedoninë
“Do të doja të flas me kryeministrin rreth shkëmbimit të letrave me kryeministrin grek..ne duhet të flasim për përpjekjet e të dyja palëve që të zgjidhin çështjen e emrit”, tha Fyle.
Ndërkaq duke komentuar tensionimet mes partive politike, Fyle tha se problemet duhet zgjidhur në mënyrë kreative. Ai tha se rruga e mosmarrëveshjeve politike nuk çon askund, përveç zvarritjes së procesit integrues për në BE.
E-Diaspora
-
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër Të dielën, më 29 mars 2026, në Suhr, në ambientet e Zyrës së LAPSH-it, u mbajt... -
Austri
Aksident tragjik në Austri, ndërron jetë 18-vjeçari shqiptar nga Kosova -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Suedi
Dizajni kosovar prezantohet me sukses në skenën e modës në Stokholm -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











