Kuriozitete
Gabimet që i bëni kur bleni shtëpi
Disa klientë kalojnë pronat ideale herët në kërkim, me shpresën se ata do të gjejnë diçka më të mirë. Kjo strategji pothuajse nuk punon kurrë
Të blesh një shtëpi është një hap i rëndësishëm që duhet të marrësh në ditët e sotme, pasi kërkon një investim tepër të madh dhe është vendi ku me shumë gjasa ju do të kaloni jetën.
Sipas agjentëve të shitjes këta blerës potencial bëjnë gabime ndonjëherë edhe tepër të mëdha kur kërkojnë për një banesë të re, transmeton ‘Scan’.
Ja cilat janë disa nga gabimet:
Supozimi se çmimi i çdo shtëpie është i negociueshëm
Jared Barnett, një agjent i cili punon me shtëpi midis $ 2 milion dhe $ 5 milion në New York City, tha se gabimi më i madh që një blerës mund të bëjë është supozimi se çdo shtëpi ka një çmim të negociueshëm.
“Shitësit përdorin strategji të ndryshme kur çmojnë shtëpinë e tyre”, tha Barnett. “Ndonjëherë çmimi ka një hapësirë për negociata, por herë të tjera ka çmime për të marrë oferta të shumta, potencialisht duke shkuar mbi çmimin e kërkuar.”
Hutimi nga detajet që bien më shumë në sy dhe duke injoruar cilësinë aktuale të një shtëpie
Blerësit duhet t’i kushtojnë vëmendje ndërtesës dhe të inspektojnë tërësisht pronën.
“Shumë shtëpi mund të jenë të bukura vetëm në pjesën e jashtme. Përqendrohuni në ndërtim dhe strukturë- një kërkim më i thellë do të zbulojë të vërtetën”, përcjell albinfo.ch.
Kufizimi i kërkimit tuaj në një stil të veçantë të shtëpisë
Shumë blerës e kufizojnë fokusin e tyre në një stil të caktuar të shtëpisë.
Një shtëpi është ajo ku do jetoni dhe nëse keni kapital mund ta përshtatni sipas stilit tuaj të jetës. Jo domosdoshmërish duhet të jetë shumë e bukur nga jashtë.
Kaloni shtëpi cilësorë sepse mendoni se do të gjeni diçka më të mirë
Disa klientë kalojnë pronat ideale herët në kërkim, me shpresën se ata do të gjejnë diçka më të mirë. Kjo strategji pothuajse nuk punon kurrë.
Njerëzit kërkojnë shtëpitë më të mira dhe kalojnë përmes një procesi ku humbin këto shtëpi dhe tani tregu ka lëvizur mbi to dhe njerëzit po paguajnë më shumë për shtëpitë të cilat askush nuk i pëlqen.
Fokusi në listat e shtëpive që shiten online
Shumë klientë janë të bindur se duke parë një listë që ata gjejnë në internet dhe duke bërë hulumtimet e tyre ata do të gjejnë shtëpinë ideale. Ata nuk e kuptojnë se ka mundësi të tjera, shpesh më të mira se online. Listat online shpesh portretizojnë një pamje artificiale e një shtëpie dhe shumë klient zhgënjehen totalisht kur e shohin shtëpinë nga afër.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













