Shkurt.ch
Gardiania bie në dashuri me të burgosurin “e saj”: Pushohet nga puna
Sërish një rrëfim sentimental nga një burg zviceran, i ngjashëm me ata nga filmat
Ende nuk ka kaluar më shumë se një vit nga koha kur në një burg zviceran (në Dietikoin, ZH) kishin ngjarë skena që të kujtonin filmin e njohur “Bonny and Clyde”. Gardiania e bukur 33 vjeçare Angela Magdici kishte filluar një lidhje dashurie me të burgosurin për dhunim seksual, sirianin Hassan Kiko, 28 vjeçar. Këtë lidhje ajo kishte dashur ta kurorëzonte duke organizuar ikjen e të burgosurit “të saj” nga burgu, shkruan blick.ch. Arratisja e të dyve kishte zgjatur disa javë, deri sa në fund ishin kapur diku në Itali.
Një aferë e ngjashme ka ndodhur tash në burgun “Thorberg” në Krauchtal të Bernës. Edhe këtu gardiania është lidhur në dashuri me një të burgosur, transmeton albinfo.ch. Por tash për tash nuk ka më tepër informata lidhur me identitetin e të dyve. Dihet vetëm se edhe i burgosuri i këtushëm është duke vuajtur dënimin për dhunim seksual dhe se gardiania tashmë është pushuar nga puna.
Drejtori i burgut, Thomas Egger nuk ka dashur të japë më shumë informacione. “Punëtorja aktualisht nuk është më e punësuar zyrtarisht te ne. Janë duke u zhvilluar sqarime disiplinore dhe personale.
Në këtë burg ka pasur një aferë seksuale edhe para 3 vitesh, përcjell albinfo.ch. Atëbotë drejtori i burgut, Georges Caccivio ishte detyruar të dorëhiqej pasi që ishte zbuluar se mbante lidhje me një prostitutë në Biel/Bienne dhe se kishte neglizhuar ndëshkimin e dy të burgosurve me të cilët kishte lidhur miqësi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar









