Lajme
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në aktivitetin “Dita e Biznesit të Diasporës” në Hagë, organizuar nga “Business Match Kosova” (BMK), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Holandë. Kjo ngjarje shërbeu si platformë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Holandës, duke promovuar potencialin ekonomik të vendit tonë dhe krijimin e lidhjeve të reja me mërgatën.
Në fjalimin e saj, zëvendësministrja Gashi i falënderoi organizatorët, Artan Djemajlji dhe Miftar Maksutaj, për angazhimin e tyre, si dhe ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Doli, për përkrahjen në forcimin e bashkëpunimit me diasporën. Ajo theksoi rëndësinë e platformave të tilla për krijimin e mundësive të reja për investime dhe rrjetëzim.
“Dita e Biznesit të Diasporës” nuk është vetëm një mundësi për të informuar për potencialin ekonomik të Kosovës, por edhe një hapësirë për t’i bashkuar bizneset, investitorët dhe sipërmarrësit e diasporës me vendin tonë. Ky është një festim i krijimtarisë dhe bashkëpunimit që karakterizon popullin tonë”, tha Gashi.
Zëvendësministrja Gashi, gjithashtu, prezantoi platformën “Made in Kosova” (MiK), e cila promovon Kosovën si një destinacion tërheqës për investime, duke përfshirë sektorët strategjikë, si: teknologjia, bujqësia, përpunimi i ushqimit, turizmi dhe energjia. Sipas zëvendësministres Gashi, MiK është një iniciativë që kombinon diplomacinë ekonomike dhe kulturore, për ta përfaqësuar Kosovën si një vend inovativ dhe të hapur ndaj bashkëpunimeve ndërkombëtare.
“Diaspora jonë ka një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përmes takimeve dhe platformave si kjo, ne krijojmë ura që forcojnë lidhjet mes Kosovës, Diasporës dhe komunitetit ndërkombëtar”, shtoi ajo.
Në përmbyllje, zëvendësministrja vlerësoi rëndësinë e këtij formati, duke e cilësuar si mekanizëma që fuqizon jo vetëm bashkëpunimin ekonomik, por edhe përforcon rrjetëzimin e diasporës sonë në Holandë. “Këto platforma janë më shumë se mundësi ekonomike: ato pasqyrojnë se kush jemi ne dhe vizionin tonë për të ardhmen, të komunitetit tonë dhe bashkëkrijimin me vendin e origjinës”, përfundoi ajo.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











