Kultura
Gashi: Kinematografia e vendit tonë, shembull i suksesit
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, njofton se ka vizituar pavijonin e Kosovës në Festivalin e filmit në Kanë. Ai atje ka takuar drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku dhe kryetarin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Ilir Butka.
“Të dy drejtorët më njoftuan për rrjedhën e punëve në Festivalin e Kanës dhe prezantimin e kinematografisë së Kosovës dhe Shqipërisë që po bëhet në tregun më të madh të filmit në botë”, ka thënë Gashi, përcjell albinfo.ch.
Ai ka zhvilluar edhe disa takime me udhëheqës të pavijoneve të vendeve të ndryshme, ndër ta edhe drejtorin e Fondit Izraelit të Filmit, Katriel Schorry. Ministri takoi edhe përfaqësuesit e pavijonit të Turqisë, ku takoi edhe artistët turq, të cilët i inkurajoi të bashkëpunojnë edhe me shumë me Kosovën.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 Falë skanerëve të rinj CT që po instalohen në aeroportin e Cyrihut, shishet e ujit dhe... -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër? -
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur












