Lajme
Gashi: Pritjet e gjata të mërgimtarëve, të lodhshme dhe poshtëruese
Pritjet po vazhdojnë në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut. Një numër i madh i mërgimtarëve po shkojnë për pushime në Maqedoninë e Veriut. Në pikat kufitare, pritjet çdoherë e më shumë po bëhen edhe më të lodhshme, marr parasysh edhe temperaturat e larta, transmeton albinfo.ch.
Nga kjo ka reaguar edhe Afrim Gashi, kryetari i Partisë AlternAtivA i cili është shprehur se pritjet e gjata të mërgimtarëve, të lodhshme dhe poshtëruese.
“Pritja e gjatë, e lodhshme dhe poshtëruese e mërgimtarëve në kufi është pasqyra më reale se si ky shtet, bashkë me shqiptarët e këtij pushteti, i percepton mërgimtarët”, shprehet Gashi,
Postimi i plotë:
Pritja e gjatë, e lodhshme dhe poshtëruese e mërgimtarëve në kufi është pasqyra më reale se si ky shtet, bashkë me shqiptarët e këtij pushteti, i percepton mërgimtarët.
Ata po kthehen në vatrat e tyre, në familjet e tyre dhe, madje, sigurisht ata janë një injeksion i mirë për ekonominë e dergjur të vendit. Andaj është e patolerueshme kjo “pritje” që u bëhet.
Prandaj kërkoj nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha institucionet e tjera të shtetit që sa më shpejt të reagojnë dhe të mos lejojnë që mërgimtarët tanë të dashur të ndjehen të fyer e të poshtëruar.
Të dashur mërgimtarë, pavarësisht kësaj, ju jeni pjesa më e devotshme e kombit tonë dhe ne gjithnjë ju detyrohemi juve dhe do të mburremi me ju.
Mirë se vini në vatrat tuaja.
Afrim Gashi
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel










