Lajme
Gastronomët kërkojnë që distanca mes tavolinave të ulet në një metër
Shefi i gastronomëve të Zvicrës po bën fushatë për zbutje të mëtutjeshme të masave, transmeton albinfo.ch. Në këtë kuadër, ai i propozon Këshillit Federal zvogëlimin e distancës minimale midis tavolinave
Restorantet në Zvicër janë të hapura prej tashmë afër dy javësh, ndonëse me kufizime. Por, shumë gastronomë dhe hotelierë ankohen për kriteret që duhen përmbushur për të punuar në kushtet e koronës.
Pikërisht rreth kësaj ka folur Casimir Platzer, president i Gastrosuisse, në emisionin “Tagesschau” të SRF.
Aktualisht, shefi i gastronomëve të Zvicrës po bën fushatë për zbutje të mëtutjeshme të masave, transmeton albinfo.ch. Në këtë kuadër, ai i propozon Këshillit Federal zvogëlimin e distancës minimale midis tavolinave.
“Në Austri ka një distancë metër. Në Zvicër ajo është dy metra”. Ai gjithashtu do të donte të shihte një zbutje më të madhe edhe të rregullave tjera: “E dyta, grupet e mysafirëve të kufizuara në katër persona përbëjnë një problem të madh për shumë ndërmarrje. E treta, ora e mbylljes, më së voni në mesnatë, është kufizim i madh”.
Por epidemiologu Christian Althaus e thotë pikërisht të kundërtën. Sipas tij, një zbutje më e madhe në hoteleri, do të ishte e parakohshme, përcjell albinfo.ch. “Nga pikëpamja epidemiologjike, sigurisht që është më e arsyeshme që të jemi akoma shumë të kujdesshëm dhe lehtësimet të bëhen ngadalë”.
“Tani kemi paketën e parë dhe duhet të presim e të shohim nëse është duke funksionuar mbajtja e ulët e numrit të infektimeve parandalimi i një rritjeje të mëtejshme”.
Industria e hotelierisë tani të gjitha shpresat i ka për ditën e mërkurë, transmeton albinfo.ch. Atë ditë, Këshilli Federal do të shpallë paketën tjetër lehtësuese të radhës.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













