Kosova
Gati katër orë takim trepalësh në Bruksel, në pritje të një zgjidhje “urgjente” për targat
Po bëhen katër orë që kur ka nisur takimi në ora 10:00, i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, përcjell albinfo.ch.
Ky takim urgjent mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, u ndërmjetësua nga shefi i diplomacisë Josep Borrell, dhe emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Para takimit trepalësh, Borell e Lajçak herët paradite patën takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, pritet që pas takimit të dalë në konferencë për media për të shpjeguar ecurinë e bisedimeve mes palëve.
Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën.
“T’i japim fund menaxhimit të krizave të vazhdueshme dhe në vend të kësaj të fillojmë të përparojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkroi Borrell në Twitter.
Shefi i diplomacisë evropiane, javën e kaluar tha kategorikisht se “nuk mund të hyjmë në 21 nëntor” pa arritur një marrëveshje për targat.
Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk pret rezultat nga takimi trilateral BE-Kosovë-Serbi, po se ka shkuar “vetëm për t’ju dhënë arsye se Serbia nuk dëshiron zgjidhje”.
Ndërsa, Policia e Kosovës njoftoi të dielën se masa për gjobat prej 150 euro për veturat ilegale do të shtyhet për një ditë, pra do të nis zbatimi të martën e 22 nëntorit.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë Rritja fillestare e disponueshmërisë së produkteve vegane dhe vegjetariane në supermarketet zvicerane po qetësohet. Migros ka... -
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut













