Lajme
Gati një ton mbeturina është nxjerrë nga liqeni i Gjenevës
Banorët e Gjenevës janë mbledhur përsëri për t’i tubuar mbeturina në dhe rreth liqenit të Gjenevës këtë fundjavë, teksa rreth 950 kg mbeturina u gjetën, njoftuan organizatorët të dielën në mbrëmje, shkruan swissinfo.ch.
Për herë të 31-të, vullnetarë morën pjesë në këtë iniciativë të shoqatës së zhytjes në ujë “Genève action lac propre”, të mbështetur nga donacione, kantoni dhe autoritetet lokale ndërsa këtë herë ishin 150 pjesëmarrës, më pak se vitet e mëparshme.
Frekuentimi më i ulët u reflektua në vëllimin e rikuperuar, i cili vitet e fundit ka qenë mbi një ton.
Këtë vit, pjesëmarrësit mblodhën një kazan lavatriçe, dhjetë goma makinash, dy kompjuterë dhe mijëra bishta cigaresh. Ata punonin si duke u zhytur në liqen, ashtu edhe duke ecur përgjatë bregut, përcjell albinfo.ch.
Të dielën në ceremoninë zyrtare morën pjesë kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Alfonso Gomez dhe kreu i Policisë kantonale, Monica Bonfanti.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
Rrëfehet dëshmitari tjetër: Kishte flakë kudo Ai tregoi momentet e para kur shpërtheu flaka dhe se kishte dalë nga shtëpia pa këpucë... -
Çfarë dihet deri tani për autorin e dyshuar në Kerzers -
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut -
“62 franga për 3 km”: Taksit në Cyrih kërkojnë rivendosjen e tarifave maksimale -
Magic Pass zgjeron destinacionet: më shumë stacione në Zvicër dhe Europë












