Autotech
Gati të gjithë kompjuterët në botë me probleme sigurie
Gati të gjithë kompjuterët në botë dhe shumë pajisje tjera i janë ekspozuar një problemi të sigurisë, që u lehtëson qasjen hakerëve.
Hulumtuesit kanë gjetur disa gabime në çipat ose mikroçipat e kompjuterit të cilat mund të japin hapësirë hakerëve që të depërtojnë në kompjuterë për të marrë të dhëna të caktuara.
Ky problem prek çipat e Intelit, ARM-së dhe AMD-së.
BBC mëson se gjigantët në këtë industri e kanë ditur problemin qe gjashtë muaj dhe të gjithë janë përfshirë për të gjetur një marrëveshje për dalje me zgjidhje, transmeton Albinfo.ch.
Rreth 90 për qind e 1.5 miliardë kompjuterëve të përdorur aktualisht janë me çipa të Intelit.
Si të mbrohemi nga ky problem?
Prodhuesit më të mëdhenj të kompjuterëve dhe laptopave po përpiqen të sjellin përditësime për rregullimin e këtij problemi, që të sigurohet ruajtja e kompjuterit. Përdoruesit preferohet t’i shfrytëzojnë këto përditësime menjëherë sa të jenë në dispozicion.
Microsoft, Apple dhe Linux, tre prodhuesit më të mëdhenj, po merren me përditësime. Nga ky problem, Google ka thënë se me përditësimin e fundit të Androidit të gjithë telefonat janë të sigurt. Nuk dihet akoma asgjë për iPhonet.
Disa hulumtues thonë se ky përditësim që do të bëhet mund të ngadalësojë kompjuterin deri në 30 për qind, por Intel beson se këto deklarata janë ekzagjeruar.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Mori 1000 franga para bankomatit, 75-vjeçarja detyrohet t’i kthejë Një grua e moshuar që mori një CHF 1,000 që nuk ishte mbledhur nga një përdorues...
-
Fitimet e Bankës Kombëtare të Zvicrës kthehen në nivel rekord
-
Komisioni zviceran kërkon që azilkërkuesit të deportohen në një vend të tretë
-
Mungesa e psikoterapistëve i lë fëmijët zviceranë në krizë
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës