Futboll
Gavazaj: Çdo futbollist ëndërron ngjyrat kuqezi
“Si çdo futbollist edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të përfaqësoj ngjyrat kuqezi", deklaroi Enis Gavazaj
Një nga risitë e Christian Panuccit për ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë, është Enis Gavazaj.
Ai është shprehur shumë i lumtur për ftesën për këtë ndeshje, derisa më herët ka qenë pjesë e grupmoshave të reja. Gavazaj aktivizohet te kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu, përcjell albinfo.ch.
“Si çdo futbollist edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Kjo është si një ëndërr për çdo futbollist. Ftesa e kombëtares është padyshim një nga arritjet më të mëdha”, ka thënë ish-futbollisti i Prishtinës, derisa ka luajtur në Gent.
Ai ka lindur në Prizren. “Padyshim që Skënderbeu është një trampolinë e mirë për Kombëtaren shqiptare. Kam bërë padiskutim zgjedhjen më të mirë pasi kam qenë pjesë e grupmoshave të Kombëtares shqiptare”, ka shtuar tutje Gavazaj.
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













