Lajme
Gazeta gjermane do t’i zëvendësojë punonjësit me Intelegjencën Artificiale
Një gazetë gjermane, e cila është pjesë e medias Axel Springer në Gjermani, pretendohet se do të përdorë Intelegjencën Artificiale dhe për këtë arsye mund të pushojë nga puna 200 punonjës.
Sipas lajmeve në mediat gjermane, thuhet se në fillim të javës, punonjësve të gazetës “Bild” u është thënë se do të largohen nga puna për shkak të mundësive që ofron Intelegjenca Artificiale, përcjell Albinfo.ch.
Rrjedhimisht, numri i botimeve rajonale të gazetës “Bild” do të ulet nga 18 në 12. Nga ana tjetër, gazetat më të vogla lokale do të mbyllen plotësisht dhe do të ulet niveli i udhëheqësisë.
Drejtori ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner, deklaroi në një email drejtuar punonjësve 4 muaj më parë se nga 1 janari 2024, strategjia e Grupit Axel Springer do të jetë “vetëm dixhitale” ose “së pari dixhitale, pastaj e printuar”.
Në artikull thuhet se Döpfner deklaroi se do të duhet të largohen kolegët e tij që kanë detyra që do të zëvendësohen nga I0ntelegjenca Artificiale dhe proceset në botën dixhitale ose që nuk mund ta gjejnë veten në këtë rend të ri me aftësitë e tyre ekzistuese./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe









