Futboll
Gazeta suedeze: Real Madrid ishte si “galaktika” për Kosovare Asllanin
Sportistja e mirënjohur shqiptare, Kosovare Asllani, ushtron aktivitetin e saj tek skuadra e Real-it të Madrid-it në Spanjë, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për mediat suedeze, tregon rreth karrierës dhe planeve në të ardhmen.
Ajo thekson se në Spanjë e adhurojnë këtë sport dhe futbolli për femra ka pasur një rritje të konsiderueshme ndër vite.
“Për pjesën time, natyrisht ka qenë e rëndësishme të jem një pioniere dhe të drejtoj që nga fillimi. Ka qenë frymëzuese”, shprehet Asllani.
Kosovarja thotë se futbolli është numri një në Spanjë dhe futbolli i femrave është në rritje gjatë gjithë kohës. “Përsa u përket fansave, vështirë se mund të krahasosh me askund tjetër. Ka pasur një interes të madh rreth klubeve të mëdha, qoftë burrat dhe gratë. Pozitiv është fakti se kemi pasur më shumë vëmendje nga sa mund të prisnim në fillim.
Ajo thotë se janë në vitin e parë si Real Madrid, por tashmë janë në krye.
Për Kosovaren e rëndësishme është një vend në Champions League. “Për pjesën tonë, fokusi është shumë i qartë. Si një klub për të marrë një vend CL. Këtu është fokusi. Vendi në Champions League është tepër i rëndësishëm”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë











