Tematike
Gazeta zvicerane shkruan për kosovarët që bëjnë plane për t`i ikur karantinës
Ambasada e Kosovës në Zvicër dënon këtë sjellje. "Sigurisht që jemi kundër çdo lloj abuzimi. Rregullat duhen respektuar", thotë Islam Spahiu, zëvendës ambasador i Kosovës në Zvicër
Të kthyerit në Zvicër nga zonat e rrezikut me koronavirus, siç dihet tashmë, duhet të karantinohen për dhjetë ditë. Por, në mesin e zviceranëve me prejardhje kosovare, në rrjetet sociale, qarkullojnë këshilla për të shmangur karantinën, shkruan 20minuten.ch
Disa përdorues të fb shqyrtojnë mënyrat e shmangies, duke kaluar nëpër vende të treta, rrugës së kthimit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. “Si mendoni, nëse fluturon nga Friedrichshafen-i (Gjermani, në afërsi me Zvicrën), a mund të zbulojnë ndonjë gjë?”, shtron pyetjen një përdorues.
Dikush tjetër ndërkaq, rekomandon: “Thjesht fluturoni nga Shqipëria #fuckthesystem.”
Gjatë dy javëve të kaluara, Kosova ka regjistruar mbi 1.100 infeksione të reja, të konfirmuara me koronavirus. Qeveria Federale e Zvicrës, siç dihet, ka vendosur edhe Kosovën në listën e zonave të rrezikut nga korona. Që nga e hëna që kaloi, kushdo që kthehet nga Kosova në Zvicër, duhet të qëndrojë në karantinë për dhjetë ditë, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, disa zvicerano-kosovarë që udhëtojnë te familja e tyre në Kosovë gjatë pushimeve verore nuk duan ta “hanë” këtë.
Në një grup në Facebook, përdoruesit diskutojnë me të madhe se si të shmangin karantinën pas kthimit në Zvicër.
“Pa vulë, nga Shqipëria në Kosovë”
Ata pyesin nëse është e mundur të udhëtohet në Shqipëri përmes tokës duke përdorur letërnjoftimin e kosovar. “Mund të udhëtoj nga Shqipëria në Kosovë me letërnjoftim të Kosovës (gazeta e ka shkruar këtë emërtim në gjuhën shqipe dhe e ka përkthyer në gjermanisht: letërnjoftim kosovar, shënim i redaktorit), transmeton albinfo.ch. A është e mundur kjo?”. Pyet dikush.
Një tjetër pjesëmarrës këshillon: “Me letërnjoftim mund të shkosh nga Shqipëria në Kosovë. Nuk ke asnjë vulë, dhe pastaj thua se ke qenë në Shqipëri”. Ndërsa një tjetër thotënë shaka: “Thjesht merrni një faturë nga një `hotel” për qëndrimin tuaj në Shqipëri, dhe nuk do të mund t’ju bëjnë gjë…”
Ka dhe zëra kritikë
Por, mashtrimet hasin edhe në zëra kritikë: “Unë e konsideroj të papërgjegjshëm këdo që vepron kështu”, shkruan një pjesëmarrës tjetër në debatin në fb. “Ose shkoni në Kosovë dhe llogariteni karantinën prej dhjetë ditësh më vonë, ose mos shkoni fare. Në fund të fundit, këto rregulla kanë një arsye që janë vendosur”.
Ambasada e Kosovës në Zvicër dënon këtë sjellje. “Sigurisht që jemi kundër çdo lloj abuzimi. Rregullat duhen respektuar”, thotë Islam Spahiu, zëvendës ambasador i Kosovës në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ai shton se çdo shkelje e rregullave do të rrezikonte edhe imazhin e shqiptarëve nga Kosova në Zvicër. Sipas Spahiut, shumica e shqiptarëve të Kosovës kanë anuluar pushimet e tyre.
Ai shpreson se zhvillimi i koronës do të marrë një drejtim pozitiv. “Në atë mënyrë që qeveria zvicerane të anulojë karantinën për të kthyerit nga Kosova dhe t`u japë qytetarëve të Kosovës lirinë për të udhëtuar përsëri.”
Gjoba deri në 10.000 franga
Personat që shmangin karantinën do të gjobiten me maksimum 10.000 franga, përcjell albinfo.ch. Zbatimi i ligjit është përgjegjësi e kantoneve.
Sipas Christian Kräuchi, Shefi i Komunikimit i Kantonit të Bernës, qeveria federale është përgjegjëse për kthimin e udhëtarëve nga Kosova.ve u takon autoriteteve federale si Administratës Doganore Federale (EZV) dhe Rojeve Kufitare të sigurojnë që të kthyerit nga Kosova të mos bëjnë deklarata të rreme për karantinën.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













