Integrimi
Gazetari gjerman: “Edhe unë do të braktisja Kosovën po të jetoja në këto kushte”
Gazetari ka jetuar një javë të plotë në familjen e Ibrahim Lokut, 20 vjeçar nga Kaçaniku, me ç`rast ka krijuar një pasqyrë reale për atë çfarë i shtyn kosovarët për të braktisur vendin e tyre
Gazetari gjerman i televizionit gjerman WDR, Jens Eberl ka bërë një eksperiment: ai është vënë në vendin e atyre që vijnë nga Ballkani për të kërkuar azil në Gjermani. Në fakt Eberl ka zgjedhur si vend qëndrimi të tij familjen kosovare të Ibrahim Lokut, djalit 20 vjeçar nga Kaçaniku, i cili kishte provuar të shkonte në Gjermani për të kërkuar një jetë më të mirë por e kishin dëbuar.
Gazetari ka jetuar një javë të plotë në familjen e Ibrahimit me ç`rast ka krijuar një pasqyrë reale për atë çfarë i shtyn kosovarët për të braktisur vendin e tyre.
Familja prej gjashtë anëtarëshe jeton me 80 euro në muaj dhe me pamundësi për të gjetur çfarëdo pune. Një sfond i varfërisë dhe papunësisë, të shkaktuara nga korrupsioni dhe paaftësia e klasës politike të atjeshme pasqyrohet në reportazhin e gjerë të televizionit gjerman.
Ideja që i krijohet gazetarit gjerman në fund të kësaj vizite të pazakonshme është: edhe unë do të ikja po të isha i detyruar të jetoja në këto kushte. Ndërsa Ibrahimi, i pyetur nëse do të pronte sërish të ikte në Gjermani, përgjigjet: “Edhe njëind herë do të provoj, nëse duhet”.
Për më gjerësisht mund të shikoni videon në linkn me poshtë.
http://www.ardmediathek.de/tv/WDR-Weltweit/Eberl-entdeckt-den-Kosovo-Leben-im-si/WDR-Fernsehen/Video?documentId=31556464&bcastId=7989132
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










