Tematike
Gazetari gjerman i thur lavde burgut të Zvicrës
Ai ka shpëtuar pa paguar gjobën prej 350 frangash për shkeljen e ligjit dhe nga ana tjetër ka “fituar” 400 franga, sa i kushtojnë shtetit 2 ditë qëndrimi në burg
Një gazetar gjerman ka bërë një shkelje të vogël të rregullave të komunikacionit në një autostradë të Zvicrës. Për këtë shkelje, policia i ka sjellë një dënim prej 350 frangash, gjobë kjo e cila gazetarit nga Gjermani Philipp Mausshardt i ishte dukur shumë e lartë. Në vend se ta paguante gjobën, ai zgjodhi qëndrimin për dy ditë në burg.
Pikërisht kjo aventurë e shkurtë në burgun zviceran Bachtel është shndërruar në një rrëfim të lezetshëm për mediet zvicerane. Në një raportim nga “vuajtja” e dënimit, të botuar në “NZZ m Sonntag” gazetari i revistës gjermane “Stern” Mausshardt ka shkruar për përditshmërinë e një burgu. Dhe kjo përditshmëri si duket i ka pëlqyer bukur shumë gjermanit.
Ndërkohë, rrëfimin e tij e kanë publikuar ose me të kanë zhvilluar intervista edhe një numër gazetash tjera zvicerane.
Qelitë gjatë tërë ditës janë të hapura, të burgosurit e kalojnë kohën në hapësirat për duhan ose për lojë të biliardit. Ndërsa, siç shkruan gazetari gjerman, në secilën dhomë ishte nga një televizor me ekran të rrafshët dhe me 42 programe në dispozicion. Më shumë programe se sa u ofrojnë shumica e hoteleve mysafirëve të tyre kundrejt pagesës
Në rrëfimin e gazetarit për qelinë ku ka qëndruar, “nuk guxon” të mungojë edhe një shqiptar! Kosovari me emrin Mustafa duket t`i ketë ofruar atij drogë, të cilën, sipas tij, nuk ishte fare e vështirë ta siguronte në këtë burg.
Dhe në fund, hesapi gazetarit gjerman i ka dalë fare mirë: një ditë e një të burgosuri, burgut Bachtel i kushton 200 franga. Po të llogaritësh se ka “shpëtuar“ pagesën prej 350 frangash për shkeljen e ligjit dhe nga ana tjetër ka “fituar” 400 franga, sa kushton qëndrimi në burg, Mausshardt thotë të ketë dalë i kënaqur me gjithë ketë “biznes”.
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune












