Sport
Gazetari gjerman pagëzon djalin me emrin Shkodran!
Një gazetar kishte premtuar se do ta pagëzonte djalin me emrin e futbollistit të parë gjerman, i cili shënon në këtë Kampionat Evropian, dhe shënuesi i parë ishte mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi
Një foshnje e palindur ende është bërë lajm tash për tash në Gjermani. Një gazetar gjerman, pret që të bëhet baba këtë javë dhe ai kishte premtuar se të birin do ta pagëzojë me emrin e futbollisti që do të shënonte në portën e Ukrainës në “Euro 2016”, shkruan “Daily Mail” përcjell albinfo.ch.
Me bindje kishte thënë se: “Emri nuk do të jetë Shkodran Mustafi”, duke aluduar se ky nuk do të shënonte. Por ndodhi pikërisht kështu, sepse ishte Mustafi ai që në minutën e 19-të i dha epërsinë Gjermanisë. “Daily Mail”, ka përgatitur një artikull kushtuar Mustafit, të cilin e përshkruan si të çmendur pas futbollit.
E si pikë kthyese në karrierën e tij shihet largimi nga Everton ku vetëm katër vite me parë po qëndronte si rezervist. Kalimi në Sampdoria bëri që ai të përmirësohet dukshëm, ku dhe më pas kaloi në Valencia, ku luan aktualisht.
Tash Mustafi është fitues i Kupës së Botës dhe cak i Real Madrid. Ai po ashtu është shtyllë kyçë në përbërjen e Joachim Low. “Kur e përfundova në Angli, thash jam 20-vjeçar dhe jam i sëmurë pas futbollit”, kishte thënë Mustafi. Liria do të vinte në Italia, ku kaloi dy vite të suksesshme në Sampdoria. Pasi u lëndua Marco Reus, ai u ftua në Kampionatin Botëror. Për të ishte ëndrra realitet, derisa për të tjerët në Gjermani çmenduri. Joachim Low ishte në presion për të fituar një turne të madh derisa seleksionimi i Mustafit ishte një shenjë se ai po humbte kontrollin. Ai zëvendësoi njërin nga sulmuesit më të mirë në botë, derisa askush nuk e njihte. Por, futbollisti shqiptar dëshmoi vetën dhe fitoi Kupën e Botës, madje duke bërë paraqitje mjaft të mira edhe pse u lëndua.
Ai shënoi golin e parë për Gjermaninë në takimin ndaj Ukrainës, duke shfrytëzuar edhe lëndimin e Mats Hummels. “Ndeshja e parë është gjithmonë vendimtare. Ne e fituam atë dhe kjo është e rëndësishme për ekipin”, tha Mustafi.
I pyetur për golin e parë që e shënoi për Gjermaninë, ai tha: “Jam më shumë i kënaqur me rezultatin sesa me golin tim. Jam i lumtur që e përmbusha detyrën time defanzive. Kjo është edhe një nga arsyet pse menaxheri më besoi mua. Jam i kënaqur që ia dola ta ndihmoj ekipin me një gol, thjeshtë e bëra punën time”, shtoi ai.
“Jam këtu për ta ndihmuar ekipin. Jam i lumtur që menaxheri më besoi mua për të luajtur në një ndeshje kaq të rëndësishme. Megjithatë, e di se kualiteti në ekip është me të vërtetë i lartë dhe çdokush mund të ishte përzgjedhur në vendim tim. E gjitha çfarë ka rëndësi është suksesi i ekipit”, tha Mustafi.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












