Lajme
Gazetari irriton Gruevskin, ai jep përgjigjet “kot”
A e merrni vesh kuptimin e fjalës turp, dinjitet e moral?”. Me këtë pyetje një gazetar i është drejtuar kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski
Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje pavarësisht ngjarjeve tragjike në Kumanovë dhe valës së përgjimeve të opozitës. Gruevski që drejton qeverinë në Shkup që nga viti 2006, sipas opozitës, konsiderohet përgjegjës për korrupsion dhe autokraci në vendit.
Sipas opozitës maqedonase, Gruevski është i përfshirë në korrupsion me miliona euro, krim dhe i ka fshehur vrasjet e gazetarit Mlladenov dhe të riut Neshkovski nga truproja i tij ndërsa ka dijeni edhe për rastin “Monstra”.
Ai ishte irrituar nga një gazetar që e kishte pyetur: “A e merrni vesh kuptimin e fjalës turp, dinjitet e moral?”.
Me këtë pyetje një gazetar i është drejtuar kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, prej të cilit sigurisht që nuk ka marrë ndonjë përgjigje dinjitoze.
Në videon bashkëngjitur, Gruevski pyetet në minutën e 1:50 nga një gazetar në maqedonisht se “pas incidenteve të fundit si kryeministër a e merrni vesh kuptimin e fjalës turp, dinjitet dhe moral”. “Kur një politikan normal në një shtet normal nuk mund t’i shkoj nëpër mend e jo të bëj veprimet tuaj?”, ka pyetur gazetari.
“Populli do të vendos se kush do të jetë kryeministër, kush do të jetë në pushtet dhe kush në opozitë”, u përgjigj tërthorazi Gruevski në pyetjen e gazetarit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli Pas disa javësh pa zbuluar një rast të ri, Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Çështjeve... -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj -
Pothuajse një sulm në ditë raportohet në infrastrukturat kritike zvicerane -
Perspektiva ekonomike zvicerane përkeqësohet ndjeshëm











