Kosova
Gazetarja ukrainase: Populli i Kosovës po bashkëndjen dhimbjen e vendit tim
Gazetarja ukrainase që ka mbërritur në Kosovë, Lyudmila Makey, është shprehur falënderuese ndaj Qeverisë së Kosovës për mbështetjen ndaj popullit të Ukrainës.
Në një konferencë për medie, ajo tregoi përshtypjen e parë për Kosovën.
“Ndjeva sinqeritetin e qytetarëve të Kosovës, më bëri përshtypje se dhimbja e vendit tim ndihet në popullin e Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa, Flutura Kusari nga ECMPF tha se kanë edhe kërkesa të tjera nga gazetarët ukrainas për të ardhur në Kosovë nga gjithsej 20 sa do të vijnë.
Ndërkohë tregoi edhe shpenzimet mujore të gazetarëve ukrainas që do të vijnë në Kosovë.
“500 euro në muaj për shpenzime mujore, 300 për qira dhe 1000 euro për udhëtim”, tha ajo.
I gatshëm për bashkëpunim u shpreh edhe kryetari AGK-së, Xhemajl Rexha.
E-Diaspora
-
Vepra për Kosovën e Karl Jenkins shpallet më e pëlqyera në “Classic FM Hall of Fame 2026” “The Armed Man: A Mass for Peace”, e dedikuar viktimave të luftës në Kosovë, renditet e... -
Itali
Rai i kushton kronikë festës së valleve arbëreshe -
Washington D.C.
Kultura e Kosovës promovohet në Washington D.C. -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
5000 nënshkrime ndalojnë ndërtimin e xhamisë shqiptare në Siebnen
Jeta në Zvicër
-
Si po ndikon lufta në Iran tek industria ushqimore zvicerane Lufta në Gjirin Persik dhe bllokada e mëvonshme e Straits të Hormuzit nga Irani kanë ndërprerë... -
Shumë njerëz të sëmurë në Zvicër: Viruset e ftohjes, gripi dhe norovirusi qarkullojnë njëkohësisht -
Nikotina në duart e të rinjve: Varësia që fillon herët -
Çmimet e karburantit në Zvicër ende të larta -
Qyteti zviceran në mesin e pesë qyteteve me jetëgjatësinë më të lartë












