Lajme
Inxhinieri shqiptar që prodhon maska për amerikanët
Inxhinieri në fjalë është shqiptari Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe prej shumë vjetësh banon në SHBA.
Historia e tij ishte në faqe të parë të gazetave amerikane. Agjah Libohova, drejtor i një kompanie amerikane, ka vendosur dhe ka arritur me sukses prodhimin e maskave në ndihmë të sistemit shëndetësor kundër koronavirusit. Në një lidhje me skype në “Opinion”, ai tha se situata në SHBA është shumë e vështirë, duke e konsideruar edhe më të madhe se një luftë botërore.
Inxhinieri në fjalë është shqiptari Agjah Libohova, i lindur në Tiranë dhe prej shumë vitesh banon në SHBA, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket prodhimit të maskave, ai u shpreh se tashmë kompania e tij synn të prodhojë deri në 100 mijë të tilla në ditë, për t’ju ardhur në ndihmë punonjësve të shëndetësisë dhe qytetarëve amerikanë.
“Unë punoj në një kompani që është pjesë e një grupi kompanish që merren me përpunimin e materialit të plastikës. Jam drejtori i zhvillimit. Banoj në një zonë ku 60 deri në 70 për qind e fqinjëve janë të njohur. Këtu afër është një universitet dhe meqë kam miqësi me ta, një prej tyre më tha se spitali është në gjendje shumë të keqe përsa i përket furnizimit me materiale ndihmëse. Maskat nuk janë një shpikje e re. Problem është se ato sasi maskash që sot harxhohen për një apo dy javë, dikur i harxhonin për 1 vit. Maska në fjalë duhej të modifikohej në mënyrë të tillë që të arrihej prodhimi në sasi të mëdha. Synojmë të arrijmë nga 20 mijë deri në 100 mijë copë në ditë”, tha Libohova, duke shtuar se kjo maskë ndihmon mbrojtjen e fytyrës nga prekja e spërklave.

E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













