Lajme
Gazprom ul furnizimet me gaz për Evropën
Komania ruse Gazprom u ka dërguar një letër klientëve të saj në Evropë se nuk mund të garantojë furnizimin me gaz për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme.
Gazprom ka përdorur klauzolën e “forcës madhore” si shkak për uljen e furnizimeve me gaz në Evropë për të paktën një klient të madh, raporton Reuters.
Kjo klauzolë është standarde në kontratat e biznesit dhe përshkruan rrethanat ekstreme që e shfajësojnë një palë nga detyrimet e tyre ligjore.
Muajin e kaluar Rusia reduktoi flukset në 40% të kapacitetit total të tubacionit Nord Stream 1, duke përmendur kthimin e vonuar të pajisjeve që janë për riparim në Kanada.
Gjermania dhe pjesa tjetër e Evropës po përpiqen të reduktojnë varësinë e tyre nga importet ruse të energjisë. Evropa tani ka frikë se Rusia mund të zgjasë mirëmbajtjen e planifikuar për të kufizuar më tej furnizimin me gazin rus.
Që nga marsi Rusia ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz për disa vende evropiane që nuk përmbushën kërkesën e saj për të paguar në rubla.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












