Integrimi
Gerta 14 vjeçe nga Kosova ua mëson gjermanishten analfabetëve
20 ndjekës të kursit janë të ndarë në tri kategori. Gerta Miftari u jep mësim analfabetëve nga mosha shkollore e tutje
Gerta Miftari është vetëm 14 vjeçe dhe ende është edhe vetë nxënëse (në klasën e tetë të gjimnazit) por ajo tashmë bën edhe punën e mësueses, shkruan pnp.de. Gjatë fundjavave dhe ditëve tjera të pushimit ajo ua mëson gjermanishten personave të rritur, analfabetë.
Më saktë, vajza me prejardhje nga Kosova jep mësim në Kursin e gjermanishtes për ata që nuk e kanë atë gjuhë amtare, në shkollën e mesme në Landau, transmeton albinfo.ch. Ky kurs organizohet me iniciativën e shoqatës promovuese të shkollës së mesme.
Gerta, së bashku me tetë nxënës dhe ish nxënës tjerë të gjimnazit, çdo të shtunë paradite angazhohet në mësimdhënie, gjegjësisht jep tri orë mësim të gjuhës gjermane.
20 ndjekës të kursit janë të ndarë në tri kategori. Gerta Miftari u jep mësim analfabetëve nga mosha shkollore e tutje.
“Aktualisht ne jemi e vetmnja shkollë e mesme në Bavari që e ofrojmë këtë kurs të gjuhës për nxënësit tanë dhe për të interesuarit tjerë”, thotë kryetari i shoqatës, Bernd Probach.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete -
Bebe Rexha zbulon traditën shqiptare që të gjithë e njohim -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Suedi
Shijet e Kosovës nën dritën e Muajit të Frankofonisë në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












