Kosova
Gërvalla: Letra e sotme s’është e vonuar, presim nga Këshilli i Evropës ta ftojë Kosovën për t’u anëtarësuar
Së fundmi, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për letrën që ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u zotua se deri në fund të majit Kosova do ta dërgonte draft-statutin e Asociacionit, përcjell albinfo.ch.
Gërvalla tha se po ta konsideronte qeveria se letra e dërguar sot është e vonuar, do ta dërgonin më herët e jot sot, teksa përmendi që për letrën e dërguar në Asamblenë Parlamentare, janë konsultuar edhe me partnerë ndërkombëtarë.
“Dua të ruaj procesin dhe s’do të bisedojmë sot as rreth partnerëve që na përkrahin në këtë kërkesë, e as sigurimit të përkrahjes”.
“Ne e kemi shprehur vullnetin tonë për të kontribuar në mënyrë konstruktive, e dimë që nuk është i lehtë për qeverinë ky hap, por e kemi shprehur vullnetin tonë dhe shpresa jonë është e madhe që ky zotim yni të merret seriozisht dhe të çojë në anëtarësimin në KiE”, tha Gërvalla.
Më tej, Gërvalla tha se zotimi i sotëm është serioz dhe është ripërsëritje e ofertës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, të bërë më 18 mars 2023 në Ohër, më 2 maj 2023 në Bruksel, por edhe gjatë javëve të fundit.
“Një draft-dokument i qeverisë do të ishte plotësisht në përputhje me KIushtetutën tonë, përfshirë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, letrën e Mogherinit dhe Choletit dhe Escobarit”.
“Kjo ofertë është refuzuar dy herë. Shpresojmë të pranohet këtë herë, por kjo varet nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe jo më nga ne”, tha ajo.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër Futbolli i të rinjve zviceranë po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë dhune. ... -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau











