Kosova
Gërvalla merr pjesë në Platformën e Paqes për Ballkanin në Stamboll
Donika Gërvalla merr pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin në Stamboll
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e dytë të Platformës së Paqes për Ballkanin, me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, përcjell albinfo.ch.
Kjo platformë mbledh ministrat e punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shërben si forum për shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje me interes të përbashkët, përfshirë identifikimin e mundësive për thellimin e bashkëpunimit rajonal në fusha të ndryshme.
“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në këtë platformë riafirmon prioritetet e saj strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare, si dhe përkushtimin e palëkundur ndaj promovimit të paqes së qëndrueshme, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Po ashtu, Kosova vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e qëndrueshëm me Republikën e Turqisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të këtij shteti në avancimin e dialogut, promovimin e paqes dhe forcimin e stabilitetit, si në rajon ashtu edhe në nivel global. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos
Jeta në Zvicër
-
Zvicra reagon ashpër ndaj deklaratave të Trumpit në Davos Deklaratat e Trumpit në Davos shkaktojnë reagime në Zvicër... -
Kurti në Davos fton Kuvajtin për investime në energji, ujë dhe infrastrukturë -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Ku mund të mbushni më lirë veturën me karburant në Zvicër? -
Sulm hakerash ndaj Energy Switzerland: Të dhënat e 85,000 individëve të prekur janë kopjuar dhe fshirë











