Kosova
Gervalla: Rusia po kryen sulm hibrid kundër nesh

Faqja zyrtare e Presidencës dhe e Qeverisë së Kosovës u godit nga një sulmi kibernetik rus. Në reagimin e hakerëve përmendet një fjalim i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës për mbështetje të mundshme ushtarake të Ukrainës, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thanë se hakerët rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve qendrore të Kosovës, të cilat gjatë ditës së martë nuk kanë qenë në funksion. Objektiv i sulmeve ishte faqja zyrtare e Presidencës së Kosovës dhe Kryeministrisë, të cilat më pas janë rikthyer në funksion. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, shkroi në platformën X se “Rusia është duke kryer sulm kibernetik kundër Kosovës, pas njoftimit tonë për ta mbështetur Ukrainën me pajisje ushtarake”.
“Ukraina po mbrohet arsyeshëm kundër agresionit dhe gjenocidit rus dhe se ne e dimë prej gjenocidit të Serbisë kundër Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkroi Gërvalla, duke mos dhënë më shumë hollësi rreth sulmit kibernetik të hakerëve rusë.
Maqedonci: Sulmi i hakerëve, si hakmarrje
Edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, tha për mediumin publik se “sulmi kibernetik rus ndodhi pas deklaratave, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”. “Ky grup i hakerave rusë ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time në mbështetje të Ukrainës”, tha Maqedonci pas një konference të mbrojtjes, “Defense 24”, që zhvilloi punimet në Poloni.
Në reagimin e hakerave rusë që u shfaq në faqet e institucioneve të Kosovës përmendet pikërisht fjalimi i ministrit Ejup Maqedonci në mbështetje të Ukrainës. “Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojnë më shumë për këtë…”, shkruhej në rusisht nga hakerat duke përmendur deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci.
Sulmet e fundit kibernetike ndaj institucioneve të Kosovës ndodhën në shtator të vitit të 2022, të cilat sipas qeverisë së Kosovës, origjinën e kishin jashtë vendit, duke mos dhënë hollësi të tjera. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për këtë sulm kibernetik kishte thënë se “aleatët e Rusisë përmes dezinformimit dhe sjelljeve të tjera dashakeqe në fushën kibernetike, po ndikojnë në procesin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.
Arrestim i dy personave me pasaporta ruse
Në vitin 2022 menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës, Kosova u rreshtua krah vendeve perëndimore në përkrahje të Ukrainës, duke vendosur edhe disa sanksione kundër Rusisë, e cila është njëra prej mbështetëseve kryesore të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës. Policia e Kosovës ndërkaq, njoftoi se gjatë ditës së martë afër pikës kufitare në Jarinje në veri të Kosovës arrestoi dy persona me pasaporta të Rusisë që nuk kishin vizë për të hyrë në Kosovë. Sipas policisë “ata dyshohet se kishin hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale”. Prokuroria Themelore në Mitrovicë njoftoi se për dy personat e ndaluar ka ngritur aktakuzë me kërkesën për “dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale, kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpoziumi Ndërkombëtar në Bazel: Kosova, pjesë e dialogut global për kujdesin shëndetësor të integruar Ngjarja, e organizuar nga Instituti Zviceran për Sëmundje Tropikale dhe Shëndet Publik, mblodhi rreth 130 ekspertë...
-
Berna shpërndan 700 kupona në vlerë prej 400 frangash për kurse të gjermanishtës
-
Thirrjet për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, thirrje për dinjitet njerëzor
-
Bernë: Java e 16-të kundër Racizmit do të zhvillohet nga 21 deri më 28 mars 2026
-
Mosmarrëveshjet për pronën çuan në vrasjen e mërgimtarit shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Blatten: Gati, plani i rindërtimit të fshatit të shkatërruar Kryetari i bashkisë, Matthias Bellwald, është i bindur se shumica e banorëve do të mund të...
-
Aksident i rëndë në autostradën A14: Një i vdekur, tetë të plagosur
-
Aspektet më të mira dhe më të këqija të jetës në Zvicër për të huajt
-
Simpoziumi Ndërkombëtar në Bazel: Kosova, pjesë e dialogut global për kujdesin shëndetësor të integruar
-
Kufiri i shpejtësisë prej 30 km/orë: Këshilli Federal propozon rregulla të reja