Lajme
Gërvalla: Serbia nuk përgjigjet me argumente, kopjon Rusinë në raport me Kosovën
Zv.kryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, foli për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit
Zv. kryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, foli për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ku tha se Serbia nuk është Rusia, por e kopjon në raport me Kosovën.
“Kemi luftuar fort. Nuk ka arsye pse Serbia duhet të dëgjohet dhe që Serbia tenton të përzejë Kosovën nga tavolina. Ata nuk e përballojnë dot praninë e Kosovës. Është Serbia ajo që nuk na përgjigjet dot me argumente.
Mendoj… zhgënjimet nuk janë nxjerrë nga trajtimi i Rusisë, ku shohim edhe Ukrainën në një luftë të tmerrshme. Serbia nuk është Rusi, por e kopjon Rusinë në raport me Kosovën.
Evropa duhet të zgjohet nga iluzioni që me ledhatime të autokratëve do të mund të afrohemi me Evropën”, tha ndër të tjera Gërvalla në Top Channel.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë ka uruar të gjithë besimtarët katolikë Gëzuar Pashkët! “Qoftë... -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga kati i 8-të
Jeta në Zvicër
-
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” Presidenti i Shoqatës Zvicerane të Drejtorëve të Shkollave dëshiron të heqë provimet e pranimit në shkollat... -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana -
Tri jetë të humbura nga orteqet këtë fundjavë në Zvicër -
Zvicër, Fëmijët në rrjetet sociale: Besimi apo kontrolli – çfarë funksionon më mirë? -
Zvicra ndryshon sistemin e tatimit për pronarët e shtëpive nga viti 2029













