Kultura
“Gipsy Groove” nga Kosova vjen me dy koncerte në Zvicër
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2017/11/gipsy-groove-by-meddy-huduti-587x330.jpg)
Grupi “Gipsy Groove” nga Kosova, i njohur ndërkombëtarisht për interpretimin e muzikës me bazë rome të Ballkanit, së shpejti do të mbajë dy koncerte në Zvicër. Kështu, ai, më 1 dhjetor do të jetë mysafir në Cyrih, në ambientin e njohur alternativ Photobastei, Sihlquai 125, 8005 Zürich, me fillim në orën 20.00.
Një ditë më vonë grupi i udhëhequr nga këngëtari dhe instrumentisti virtuoz Bajram Kinolli “Kafu”, prezantohet para publikut të Bernës. Në kuadër të mbrëmjes Balkanb&World Music Night, në Im Viento Sur, Lerchenweg 33, 3012 Bernë. Edhe këtu koncerti fillon në orën 20.00.
Bendi është i njohur për shkrirjen që i bën stileve të muzikës Funk, Ska, Reggae dhe xhaz me muzikën tradicionale rome të Ballkanit. Në këngët që interpreton, grupi i përbërë nga gjashtë veta tematizon edhe temën e të drejtave të njeriut, gjegjësisht të romëve në gjithë botën.
Në Cyrih: E premte, 1 dhjetor. Adresa: Photobastei, Sihlquai 125, 8005 Zürich. Dyert hapen në orën 20.00. ndërsa koncerti, në orën 23.00.
Biletat: 10 dhe 15 franga
Në Bernë: Ë shtunë, 2 dhjetor. Adresa: Im Viento Sur, mLerchenweg 33, 3012 Bernë. Dyert hapen në orën 21.00. Koncerti fillon në orën 22.30.
Biletat: 20 franga
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit01 Dhjetor 2017
- Ora20:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit19 Nëntor 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n