Kosova
Gjarpërinjtë në Kosovë: IKSHPK bën apel për kujdes, jep udhëzime
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar tek qytetarët që të mbrohen nga kafshimet e gjarpërinjve.
IKSHPK ka dhënë informacione për vendet ku mund të ndodhen gjarpërinjtë po ashtu ka dhënë disa këshilla me rëndësi për qytetarët.
“Gjarpërinjtë ndodhen në vende të thata dhe shkëmbore, në pyje, në degë të drunjve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra, pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Bëhet e ditur se aktivë gjarpërinjtë janë nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta, rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre teksa thuhet se njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarpërit, por nësë shkelet padashje ose ngacmohet, atëherë gjarpëri sulmon njeriun.
IKSHPK ka publikuar disa këshilla, si duhet të mbrohemi:
- Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
- Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin
- Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
- Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen
- Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë
Kujdes
- Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë
- Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre
- Mos ecni zbathur në natyrë
Nëse ju kafshon gjarpëri:
- Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
- Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
- Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore
Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit
Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit
Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit
IKSHPK thekson se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga nepërkat (gjarpëri më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











