Shkurt.ch
Gjashtë arsye pse çokollata zvicerane është kaq e famshme
Kur përmendet Zvicra, nuk ka si të të mos shkojë mendja edhe te çokollatat, produkt i cili e bëri edhe më të njohur shtetin zviceran.
Por si arritën industritë e çokollatës në vendin alpin të kenë një sukses të tillë? “House of Switzerland” tregon gjashtë arsye, përcjell albinfo.ch.
Ndër të parët vende që prodhoi çokollatë
Zvicra është një ndër vendet e para që ka prodhuar çokollatë. Në vitin 1819, François-Louis Cailler hapi një fabrikë në Corsier-sur-Vevey. Në vitin 1826 ishte radha e Philippe Suchard, që hapi një fabrikë çokollate në Serrieres, në kantonin e Neuchatel-it. Numri i tyre vazhdoi të rritej deri në fund të shekullit XIX, duke e bërë çokollatën të famshme në Zvicër por edhe duke rritur njohuritë në këtë fushë.
Çokollatë dhe qumësht – një kombinim ‘fitues’
Në vitin 1875 Daniel Peter mendoi ta kombinonte qumështin me çokollatë. Pas përpjekjeve të shumta në fabrikën e tij Vevey, ai zbuloi përzierjen e përsosur, që shumë shpejt rezltoi si një sukses i madh.
Të shkrihet në gojë, falë një teknike të shpikur në vitin 1879
Çokollata zvicerane ka edhe një cilësi që e garanton suksesin e saj. Rodolphe Lindt krijoi një metodë e njohur si ‘conching’ që e bën çokollatën më të butë dhe me aromë. Përmes kësaj metode, Lindt synonte ta krijonte çokollatën e parë ‘që shkrihej në gojë’. Për këtë shpikje, ai e paraqiti patentën në vitin 1879, kur edhe po udhëhiqte një fabrikë çokollatash në Bernë, përcjell albinfo.ch.
Një industri krijuese, gjithmonë në kërkim të gjërave të reja
Industria e çokollatës zvicerane u themelua me traditë, por gjithmonë është në kërkim të gjërave të reja. Recetat dhe teknikat e reja zhvillohen rregullisht. Këto ndryshime të vogla bëhen me qëllim të përmirësimit të cilësisë së prodhimit. Shkencëtarët po ashtu po e japin kontributin e tyre me metoda të reja, duke i ndarë të gjeturat me industritë – sikurse një grup punues i çokollatës, i udhëhequr nga Erich Windhab, profesor në institutin ETH Zurich.
Standarte të larta të cilësisë, tipike zvicerane
Në përgjithësi, produket zvicerane janë të njohura për cilësi, e këtu nuk bën përjashtim as çokollata. Sipas “Chocosuisse”, një çokollatë me cilësi të lartë, duhet të të shkrihet në gojë, pa lënë ndonjë shije të ‘rërës’ në gojë. Konsumatori duhet të ketë mundësi ta shijojë edhe aromën e çokollatës. Shoqata “Chocosuisse”, e përbërë prej 18 kompanive, ka për qëllim sigurimin e cilësisë, përcjell albinfo.ch.
Vetë zviceranët konsumojnë sasi të mëdha të çokollatës
Kur vjen puna për të mbështetur industritë kombëtare, zviceranët janë ‘ekspertë’ në këtë fushë dhe nuk kanë nevojë për ndonjë inkurajim. Me një konsumim vjetor prej 11-12 kilgram çokollatë për kokë banori, zviceranët renditen në mesin e shtetasve më ‘të dashuruar’ pas çokollatës.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë Në nderim të sakrificës sublime të Familjes Jashari dhe të dëshmorëve të lirisë së Kosovës, në... -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare -
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë
Jeta në Zvicër
-
Makinat e reja elektrike zvicerane rifitojnë terrenin, por nuk arrijnë objektivat Në një krahasim evropian, Zvicra ishte në mes të tabelës së renditjes për makinat elektrike në... -
Ja pse ende nuk ka rregulla për kohën e punës për punonjësit shtëpiakë -
Pritet që UBS të shkurtojë vende pune në gjysmën e dytë të vitit -
Këshilli Qeveritar i Cyrihut nuk dëshiron abonime prej 365 frangash -
Ku në Zvicër do të paguani taksat më të ulëta në vitin 2026?















