Bota
Gjashtë vetë, kryesisht të rinj, u shtypën në një prej klubeve të natës në Itali
Gjashtë vetë, duke përfshirë pesë adoleshentë të rinj, u shtypën për vdekje në orët e hershme të së shtunës pas një rrëmuje në një klub nate të mbushur, i cili gjendej pranë Ankonës në bregun italian të Adriatikut, thanë zyrtarët policorë.
Vdekjet ndodhën kur një vendkalim që shpinte nga klubi i natës Lanterna Azzurra në qytetin e Corinaldo u shemb, duke shkaktuar që dhjetëra njerëz të bien në një hendek poshtë.
Tri vajza, dy djem dhe një nënë që kishte shoqëruar fëmijën e saj në ngjarje vdiqën në shtypje. Policia tha se adoleshentët ishin të moshës ndërmjet 14 dhe 16 vjeç, ndërsa gruaja e vdekur ishte 39 vjeç.
Më shumë se 100 njerëz të tjerë u plagosën, 13 prej tyre seriozisht, thanë zyrtarët.
Brigada lokale e zjarrfikësve tha se dikush mund të kishte larë një substancë si llak piper në turmë, duke shkaktuar, panik në daljet emergjente.
Zëvendëskryeministri Matteo Salvini, i cili gjithashtu shërben si ministër i Brendshëm, tha se treguesit e hershëm sugjeronin se kishte më shumë njerëz sesa lejohej brenda klubit, ku do të duhej të performonte reperatori italian Sfera Ebbasta.
“Njerëzit nuk mund të vdesin në këtë mënyrë”, tha Salvini në një deklaratë.
“Ne do të gjejmë ata që janë përgjegjës për këto gjashtë jetë të thyera, ata që nga keqdashja, marrëzia ose lakmia kanë bërë një natë partiake në një tragjedi”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit













