Lajme
Gjatë gushtit, 214 mijë pasagjerë në ANP
Në gusht 2015 ANP-ja u shërbeu rreth 214 000 udhëtarëve apo 11.4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar
Në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka vazhduar fluksi i madh i udhëtarëve edhe gjatë muajit gusht. Sipas një njoftimi lëshuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës (AACK), gjatë gushtit kanë qarkulluar 214 mijë pasagjerë, ose 25 mijë më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Në gusht 2015, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës u shërbeu rreth 214 mijë udhëtarëve apo 11.4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gushti tradicionalisht është muaji me numrin më të madh të trafikut në ANP”, është thënë në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës.
AACK-ja ka bërë me dije se rritja për vitin 2015 deri në gusht krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2014 është 11.7 për qind për një total prej 1.08 milionë udhëtarë.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













