Kosova
Gjatë pandemisë u lindën 6713 foshnja në Kosovë
Referuar statistikave, që nga 15 marsi kur edhe ka filluar pandemia e deri më tani në Klinikën e Gjinekologjisë kanë lindur 6713 foshnje. Virusi e ka vështirësuar dhe i ka venë në sfidë edhe shtetet më të avancuara me sistem shëndetësor, përcjell albinfo.ch.
Ky virus ka shkaktuar vështirësi edhe në Kosovë, në Klinikën e Gjinekologjisë.
Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, në një intervistë për arbresh.info thotë se me paraqitjen e pandemisë kanë ndarë një repart COVID-19, i dedikuar për përfundimin e lindjeve, qoftë i lindjeve me prerja cezariane apo lindjeve normale.
“Kemi pasur një numër të madh të pacienteve me Covid19, kemi pasur 91 paciente të hospitalizuar në repartin për COVID-19 dhe një numër i madh i tyre kanë përfunduar lindjen, ku kemi 43 lindje të përfunduara, 26 prej tyre me prerje cezariane, kurse numri i pacientëve të tjerë janë trajtuar janë mjekuar dhe janë lëshuar nga klinika”, pohon ai.
Naxhie Mavriqi, infermiere, ishte një “gardiane” tjetër në repartin e Gjinekologjisë, që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës dhe afër grave shtatzëna.
“Si çdo herë punëtorët shëndetësorë i japin motiv dhe përkrahje pavarësisht pandemisë. Punëtori shëndetësor duhet me qenë sa më afër pacientit edhe me i dhanë përkrahje. Nuk ka qenë e lehtë gjatë kohës së pandemisë sepse jemi ballafaquar me shumë gjana, mirëpo i kemi tejkaluar. Gratë kur kanë ardhur këtu kanë pasur frik për shkak të virusit, por me përkrahjen tonë me afërsinë tonë ato e kanë larguar stresin”, deklaron Mavriqi.
Pacientja A.Xh., e cila e kishte përfunduar lindjen në Gjinekologji, tregon se ka pasur frikë të shkojë në Gjinekologji për shkak të virusit COVID-19.
“Thënë të drejtën, frikë kam pasur shumë për shkak të virusit. Po shumë mirë kam kaluar, sidomos me motrat dhe doktoreshat që kanë qenë në sallë. Janë sjellë shumë mirë dhe janë kujdesur shumë mirë për neve”, tregon ajo.
Janë një numër i madh i personelit mjekësor të angazhuar gjatë pandemisë që nuk ditën të lodhen dhe u angazhuan pa kursyer asgjë.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












