Lajme
Gjermani: Gjatë kontrollimit të autobusit kapen tre shqiptarë pa leje qëndrimi
Njëri prej tyre dyshohet se kishte qenë në Hamburg që nga shkurti i vitit të kaluar
Gjatë kontrollit të pasagjerëve të një autobusi të distancave të gjata në zonën e pushimit Leipheim, të autostradës A8, policia ka konstatuar se tre persona po qëndronin ilegalisht në Gjermani.
Shqiptarët e kapur, kishte kohë që nuk kishin të drejtë qëndrimi në Gjermani, trasnmeton albinfo.ch. Në këtë përfundim kanë ardhur zyrtarët gjatë kontrollit të një autobusi në distanca të gjata.
Tre shqiptarët nga mosha 29 deri në 55 vjeç kanë hyrë të gjithë legalisht në vend si turistë, shkruan za.de. Por pastaj të gjithë ata kanë qëndruar këtu pa vizë më shumë se sa lejohej.
Kjo ishte veçanërisht e dukshme me 29-vjeçarin, siç ka zbuluar grupi i kontrollit të kërkimit të policisë rrugore Neu-Ulm, trasnmeton albinfo.ch. Ai dyshohet se kishte qenë në Hamburg që nga shkurti i vitit të kaluar.
Këtu prokurori publik ka urdhëruar pagesën e një depozite sigurie në nivel katërshifror (më së paku 1000 euro).
Të tre shtetasit shqiptarë pastaj janë detyruar të largohen menjëherë nga Gjermania.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













