Kosova
Gjatë një viti, 1 586 kosovarë të prekur nga kanceri
Për rreth një vit 1 mijë e 586 kosovarë janë diagnostikuar me sëmundjen e kancerit. Shifër kjo 3 për qind më e lartë se sa ajo e vitit të kaluar. Ndërkohë, mosha mesatare e të prekurve me kancer është rreth 50 vjet.
I ka mbijetuar kancerit në gji. E për t’u dhënë forcë grave të tjera në Kosovë që vuajnë nga kjo sëmundje, zonja Nafije Latifi e ka hapur shoqatën “Jeta Vita”, përmes së cilës po i ndihmon gratë e prekura me kancer. Ajo në Ditën Botërore Kundër Kancerit ka apeluar tek të gjitha gratë kosovare që nëse kanë dyshime apo ndonjë ndryshim në organizëm të vizitohen te mjeku.
“Unë e di se në çfarë situate kalon një pacient. Synimi ynë me hapjen e organizatës, ka qenë që me i vetëdijesua gratë. Është mirë të paraqiten te mjeku, duke bërë kontrolle sistematike, pasi që paraqitja e hershme është lehtësim në trajtim, cilësi më e mirë e jetës, shpenzime më të pakta’’, ka thënë ajo.
Drejtori i Institutit Onkologjik, Ilir Kurtishi, deklaroi se gjatë vitit 2019 janë regjistruar 1 mijë e 586 raste të reja të kancerit në Kosovë. Krahasuar me vitin e kaluar, ka pasur rritje prej 3 për qind.
Ai shtoi se mjekimi i sëmundjeve malinje bëhet në tri hallka, në mënyrë kirurgjikal, mjekimit onkologjik medikamentoz dhe mjekimi me rreze, e që të tri këto forma bëhen në Kosovë.
‘’Prej numrit të përgjithshëm të të prekurve me kancer në Kosovë, tek femrat prin kanceri i gjirit, derisa tek meshkujt ai i mushkërive, ndërkaq mosha mesatare e të prekurve, është rreth 50 vjeç.
Klinika e Onkologjisë ka pasur sfida të shumta gjatë vitit 2019, të cilat i ka tejkalu, dhe shpresojmë këtë vit këto sfida të jenë më të lehta, të bëjmë trajtime edhe më të mira, pasi sëmundjet malinje kanë tendencë të rritjes si në çdo vend tjetër’’, tha Kurtishi.
Tutje Arben Bislimi, kryetar i shoqatës së onkologëve, tha se një e treta e sëmundjes se kancerit mund të parandalohet, nëse zbulohet me kohë.
Megjithëkëtë, ai shton se sëmundja e kancerit po parashihet të dyfishohet në dekadën e tretë të këtij shekulli.
‘’Rreth 9. 6 milion njerëz në botë vdesin çdo vit nga kanceri dhe po mendohet që në dekadën e tretë të këtij shekulli ky numër do të dyfishohet. Kanceri është sëmundja e dytë më vdekjeprurëse, por që një e treta e kësaj sëmundje mund të parandalohet përmes zbulimit të hershëm, shmangien e faktorëve të rrezikut dhe kjo na jep një arsye më shumë për të vepruar, ka thënë Bislimi.
Tek në klinikën e onkologjisë është vija e parë që ballafaqohemi me të sëmurët. Ne do tu ofrojmë të gjithë pacientëve pa dallim, asistencën tonë njerëzore e profesionale, pasi së bashku mund të ja dalim’’, tha Bislimi.
Ndryshe Klinika e Onkologjisë tashmë kryen edhe mjekimin e tumoreve solide adulte nga mosha 16-vjeçare me medikamente dhe me rreze, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës














