Lajme
Gjatë vitit 2019, Zvicra ka dëbuar afër 2000 të huaj
Në rastet e vrasjeve ose përdhunimeve, rreziku për t'u dëbuar është 80 herë më i lartë sesa në rastin e përfitimit të paligjshëm të ndihmave sociale
Sipas regjistriut Penal për vitin 2019, të publikuar sot nga BFS (Zyra Federale e Statistikave), gjatë vitit të kaluar, nga gjyqet zvicerane janë shqiptuar 1980 vendime me dëbim nga Zvicra, të personave me shtetësi të huaj.
Në 90 për qind të rasteve bëhej fjalë për dëbim të detyrueshëm, shkruan srf.ch.
Kjo do të thotë që personi i huaj është dënuar për një vepër penale në të cilën, krahas dënimit kryesor përfshihet edhe dënimi nga vendi, transmeton albinfo.ch. Dënim i i tillë është në përputhje me nenin 66a të Kodit Penal (“krimet e katalogut”).
11 për qind e njerëzve që kanë marrë këtë dënim, kanë pasur Vizën B ose C të qëndrimit në Zvicër.
Sipas BFS-së, si pesha e krimit, ashtu edhe statusi i qëndrimit në Zvicër i të dënuarit, kanë ndikim në shqiptimin e një vendimi për dëbim nga vendi, përcjell albinfo.ch.
Në rastin e një krimi të rëndë – për shembull vrasje apo përdhunim – rreziku për t’u dëbuar nga Zvicra është pothuajse tetëdhjetë herë më i lartë sesa në rastin e një vepre të lehtë penale, siç është përfitimi i paligjshëm nga ndihmat sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër Opinioni mbi legalizimin e kanabisit për të rriturit është i ndarë në Zvicër. Partitë politike dhe... -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër











