Kosova
Gjenden katër të vdekur në Prishtinë
Katër të vdekur në Prishtinë në lokacione të ndryshme
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se të enjten katër burra në lokacione të ndryshme në Prishtinë janë gjetur të vdekur. Në raport thuhet se hetimet për vdekjen e katër viktimave janë duke u bërë nga njësitë përkatëse policore, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me këtë Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore, tha se trupat e pajetë të katër personave janë dërguar për obduksion.
Gjithashtu ajo tha se Prokuroria në koordinim me policinë është duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtyre vdekjeve në 24 orëshin e fundit
“Trupat e pajetë janë dërguar në IML për t’iu nënshtruar obduksionit, derisa rastet janë iniciuar si ‘hetim mbi vdekje’”. Lidhur me detajet e këtyre rasteve, në këtë fazë nuk mund t’i ndajmë me ju, për shkak se mbesim në pritje të raporteve të autopsisë dhe të rezultateve nga hetimi, të cilat do të ndihmojnë në sqarimin e plotë të tyre”, tha tutje Ulaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Marka e këpucëve “On” fiton të drejtën për të përdorur kryqin zviceran Prodhuesi i këpucëve On ka fituar betejën me autoritetet zvicerane. Pas viteve të gjyqit, kompania ka... -
Kantonet frankofone të Zvicrës mbeten pas në arsimin e mesëm të lartë për shkak të mungesës së praktikave profesionale -
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026












