Kuriozitete
Gjenden sekrete të bukura të qytetit të shkatërruar të Pompeit
Gati dy mijë vjet pasi Pompei ishte shkatërruar nga një shpërthim vullkanik, qyteti i lashtë romak po vazhdon të nxjerrë në dritë sekrete të varrosura kaherë.
Fresko të bukura, mozaikë të ruajtur mirë dhe disa grafite janë disa prej kryeveprave që kanë dalë në sipërfaqe pas gërmimeve arkeologjike që janë bërë për herë të parë që prej vitit 1950. Derisa punëtorët me kujdes po gërmojnë me qëllim që të mos shkatërrojnë gërmadhat, arkeologët dhe konservuesit janë fort të zënë me restaurimin e veprave të zbuluara dhe kanë përforcuar muret.
Këto gërmime shënojnë fundin e projektit “Pompeit të Madh” që ishte lansuar në vitin 2012 pas një serie shembjesh së mureve. Bashkimi Evropian dhe shteti italian kanë shpenzuar 105 milionë euro për të ndalur shkatërrimin e qytetit të moçëm.
“Ka kaluar rreziku i shembjes dhe dëmtimeve serioze. Pompei tani është shumë i sigurt”, thotë Franceso Muscolino, 42-vjeçar, arkeolog që ka punuar në programin ambicioz për rimëkëmbjen e Pompeit. Puna në konservim ua ka mundësuar arkeologëve që të zbulojnë disa zona të Pompeit që deri më tani ishin të varrosura në hirin vullkanik.
Ata zbuluan dy shtëpi goxha të larta, korridore dhe dhoma dhe një kafene të dekoruara mirë. Në mesin e kryeveprave të artit që janë zbuluar pas gërmimeve është edhe një portret i mbretëreshës spartane Leda dhe Zotit grek, Zeusit i shndërruar në mjellmë.
Në të njëjtën shtëpi është gjetur edhe një fresko e figurës mitike greke, Narcisit.
“Ishin të mrekullueshme, sepse janë në gjendje të mirë”, ka thënë Stefania Giudice, pjesë e ekipit të veprave të artit. Qyteti i Pompeit u shkatërrua kur shpërtheu Mali i Vezuvit në vitin 79 para lindjes së Krishtit, duke mbytur mijëra romakë që nuk e kishin idenë se po jetonin nën njërin prej vullkaneve më të mëdha të Evropës.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve Alarm për dhunën ndaj fëmijëve, rritje e rasteve në Cyrih... -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe














