Shkurt.ch
Gjendet në thes të bërllokut kufoma e plakës 85 vjeçe
Mediet shkruajnë për një dramë familjare ku mund të jenë implikuar dy vajzat e gruas të cilat jetojnë në Kantonin Vaud. Por policia ende nuk ka dalë me ndonjë koment rreth kësaj
Në fshatin Haute-Nendaz të Kantonit Valis, policia ka gjetur të dielën në një thes të hedhur në një konteiner mbeturinash trupin e një gruaje të vdekur. Kufomën e ka zbuluar një person i tretë rreth orës 16 të pasdites së djeshme, i cili ka njoftuar policinë, shkruan 20minuten.ch.
Merret vesh se bëhet fjalë për një plakë 85 vjeçare
Vendi ku është gjetur kufoma është siguruar dhe bllokuar, ka njoftuar të hënën Policia Kantonale e Valisit, transmeton albinfo.ch. Rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta ndërsa viktima nuk është identifikuar akoma nga ana formale.
Gazeta “Le Matin” flet për një dramë familjare ku mund të jenë implikuar dy vajzat e gruas të cilat jetojnë në Kantonin Vaud. Por policia ende nuk ka dalë me ndonjë koment rreth kësaj.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia










