Shkurt.ch
Gjendet një grua e vdekur në Dübendorf
Mëngjesin e së mërkurës, në një parking në Dübendorf të Zvicrës, është gjetur një grua e vdekur.
Policia nuk përjashton mundësinë e një vdekjeje të dhunshme, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Menjëherë pas orës 07.30 të mëngjesit, një kalimtar rasti ishte lajmëruar në stacionin policor, të Policisë Kantonale të Cyrihut, me informatën se në një parking në Dübendorf gjendej një grua pa vetëdije.
Ekipet e shpëtimit që kishin arritur menjëherë në vendngjarje, kanë mundur vetëm të konstatojnë vdekjen e gruas 29-vjeçare, siç thuhet në një komunikatë të policisë.
Shkaku i saktë i vdekjes është subjekt i hetimeve të mëtejshme, të cilat po kryhen nga Policia Kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim me prokurorin përgjegjës. Deri në këto momente, një krim i mundshëm nuk mund të përjashtohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













