Lajme
Gjeneva do të presë konferencën për konfliktin në Lindjen e Mesme më 7 mars
Një konferencë mbi situatën e civilëve që jetojnë në territoret e pushtuara nga Izraeli do të mbahet në Gjenevë më 7 mars, ka konfirmuar Ministria e Jashtme zvicerane. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i kishte dhënë Zvicrës një mandat për ta organizuar atë, si shtet depozitues i Konventave të Gjenevës.
Më 18 shtator, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i besoi Zvicrës detyrën e organizimit të takimit kur lufta në Gaza ishte ende e ndezur. Kjo pasoi një rezolutë të OKB-së që kërkonte fundin e pushtimit izraelit të territoreve palestineze brenda 12 muajve.
“Mund t’ju informoj se një konferencë e palëve të larta kontraktuese në Konventën e Katërt të Gjenevës do të mbahet në Gjenevë më 7 mars 2025”, konfirmoi të premten për radion publike zvicerane, RTS, Nicolas Bideau, kreu i komunikimit i ministrisë së jashtme zvicerane, transmeton albinfo.ch.
196 shtete të ftuara
Takimi do të shërbejë për të shqyrtuar “masat që duhen marrë për të zbatuar Konventën në Territorin e Pushtuar Palestinez, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor”, vuri në dukje ai.
Zvicra ka ftuar të gjitha 196 shtetet palë në Konventën e Gjenevës për të marrë pjesë në konferencë. “Si shtet depozitues, Zvicra tashmë ka organizuar konferenca të tilla në 1999, 2001 dhe 2014,” thotë ministria zvicerane.
Konventa e Katërt e Gjenevës, pjesë e një sërë traktatesh ndërkombëtare të miratuara në vitin 1949 pas Luftës së Dytë Botërore, përcakton mbrojtjen humanitare për civilët që jetojnë në zonat e konfliktit të armatosur ose okupimit.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Virusi dengue zbulohet për herë të parë në Bazel Ky rast shënon një zhvillim të ri për shëndetin publik në vend, duke treguar se edhe... -
Rritet numri i dyqaneve bosh në Gjenevë – alarm për ekonominë lokale -
Zvicra investon miliarda në mbrojtjen ajrore -
Shoferi 87 vjeçar përplaset me grupin e kampit shkollor – një e vdekur -
Po ngiste makinën me 114 km/orë në zonën 50 km/orë: I konfiskohet patenta












