Lajme
Gjeneva refuzon ndihmën për kujdesin dentar
Popullsia e Gjenevës ka refuzuar me një diferencë të ngushtë si nismën, ashtu edhe kundërpropozimin për shëndetin oral. Sipas rezultateve përfundimtare, iniciativa “Për kujdes dentar të aksesueshëm” u hodh poshtë me 50.07% vota kundër. Edhe kundërpropozimi, i cili synonte ta përfshinte nismën në ligj dhe t’i kërkonte shtetit hartimin e një plani veprimi, u refuzua me 55.59% të votave.
Nisma e Partisë Socialiste parashikonte një çek dentar vjetor prej 300 frangash për personat që kualifikohen për subvencione të sigurimit shëndetësor, por që nuk marrin ndihmë tjetër sociale dhe të cilët shpesh heqin dorë nga trajtimet dentare për arsye financiare. Sipas mbështetësve, mungesa e trajtimeve dentare mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin. Teksti synonte gjithashtu forcimin e parandalimit, transmeton albinfo.cb.
Edhe kundërpropozimi bie
Kostoja totale e programit u vlerësua në 45.5 milionë franga, përfshirë masat parandaluese dhe krijimin e një pozicioni kantonal të dentistit. Megjithatë, sipas së djathtës dhe Këshillit Shtetëror, këto masa konsideroheshin joefektive. Kjo çoi në hartimin e një kundërpropozimi me mbështetje financiare më të synuar, por edhe ai u refuzua nga votuesit.
Ky nuk është rasti i parë që gjenevasit votojnë për qasjen në kujdesin dentar. Ashtu si kantonet Vaud në vitin 2018 dhe Neuchâtel në vitin 2022, edhe në vitin 2019 u refuzua një iniciativë kushtetuese për krijimin e një sigurimi të detyrueshëm dentar.
Shkalla e pjesëmarrjes për votimin ishte 39.63% si për nismën, ashtu edhe për kundërpropozimin.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












