Lajme
Gjeneva zbut masat: Të enjten rihapen baret dhe restorantet
Këshilli i Shtetit (qeveria e kantonit) ka njoftuar të hënën lehtësimin e masave, "edhe pse situata nuk është aq ideale sa shpresohej"
Në kantonin e Gjenevës, restorantet dhe baret do të mund të rihapen duke filluar nga e enjtja e ardhshme. Numri i njerëzve për tryezë do të jetë i kufizuar në katër ndërsa koha e mbylljes së lokaleve në fjalë do të jetë ora 23.00, raporton sda.ch.
Këshilli i Shtetit (qeveria e kantonit) ka njoftuar të hënën lehtësimin e masave, edhe pse situata nuk është aq ideale sa shpresohej, është shprehur kryetarja e Këshillit, Anne Emery-Torracinta, transmeton albinfo.ch. “Të gjithë kanë nevojë për një pushim në fund të vitit”, është shprehur ajo.
Kantonet e tjera që po ashtu kishin mbyllur restorantet e tyre do t`i rihapin ato të enjten – me përjashtim të kantonit të Valisit, ku ato do të rihapen më 14 dhjetor.
Mbajtja e distancës prej 1.5 metrash midis grupeve dhe mbajtja e maskave është edhe më tutje e detyrueshme, përveç kur klientët janë ulur.
Natën e 31 janarit, restorantet do të lejohen të mbahen të hapura deri në orën 1 të mëngjesit.
Këshilli Shtetëror i Gjenevës ka vendosur të lehtësojë gjithashtu masat kufizuese të takimeve private. Deri në dhjetë persona, përfshirë këtu fëmijët, mund të mblidhen midis 23 dhjetorit dhe 3 janarit, përcjell albinfo.ch. Jashtë kësaj periudhe, zbatohen rregullat për një maksimum prej pesë personash.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













