Shkurt.ch
Gjenevë: 170 kandidatë për 11 vende për Këshillin nacional
Dhjetë javë para zgjedhjeve federale, kandidatët janë bërë të njohur në tri kantone. Qoftë në Argau, Bernë apo në Gjenevë, në përgjithësi, kandidatët janë më të shumtë se sa në vitin 2007.
Në Gjenevë 170 kandidatë të shpërndarë në 22 lista do të garojnë për njëmbëdhjetë vendet e kantonit për Këshillin nacional. Në krahasim me 2007-ën, Gjeneva ka 9 lista dhe 73 kandidatë më shumë. Pjesa e femrave është 38% kundrejt 36% në vitin 2007, ka treguar për mediet zvicerane Kancelaria, duke u bazuar në listat e përkohshme dhe ende të pavlerësuara formalisht.
Disa parti garojnë për herë të parë në zgjedhjet federale: Partia e gjelbër liberale, si dhe Partia pirate gjenevase që ekziston qe dy vjet.
Sa për partitë liberale dhe radikale, të cilat u bashkuan në maj, ato mblidhen nën flamurin e PLR-së (Partia liberale radikale).
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj













