Lajme
Gjenevë: Arrestohen tre të mitur pas zjarrit në shkollë
Në fillim të korrikut, komuna e Vernier në kantonin e Gjenevës u trondit si pasojë e një zjarri masiv që kishte shkatërruar shkollën Les Ranches. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit. Tre të mitur të dyshuar për ndezjen e zjarrit janë arrestuar të martën dhe tashmë janë marrë në pyetje teksa ka nisur procedimi në Gjykatën Penale për të Mitur, shkruan 20min.ch, përcjell albinfo.ch.
U raportua se është dashur të gjendej një zgjidhje për rreth 400 studentë. Dhjetë klasa mund të akomodohen në një ndërtesë të përkohshme. Tri klasa janë zhvendosur në shkollën Vernier-Place përballë rrugës dhe një klasë është akomoduar në shkollën Poussy, e cila është rreth 15 minuta larg.
Prokurori publik kompetent ka njoftuar se prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë të dyshuarit, teksa nuk do të bëhen të ditura më shumë informata.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029











