Lajme
Gjenevë: Punëdhënësit kërkojnë përjashtim nga paga minimale për punët verore të studentëve
A duhet që punët verore të studentëve të paguhen nën pagën minimale? Kjo çështje do t’u nënshtrohet votuesve në kantonin e Gjenevës më 8 mars, në kuadër të një referendumi për një ligj që parashikon një pagë minimale të veçantë për punët sezonale të studentëve.
Nisma vjen nga përfaqësues të bizneseve dhe partitë e djathta, të cilët argumentojnë se që nga vendosja e pagës minimale në vitin 2020, numri i punëve verore është ulur ndjeshëm. Sipas tyre, kostoja është bërë shumë e lartë për ndërmarrjet, duke u hequr të rinjve mundësinë për të fituar përvojën e parë profesionale, transmeton albinfo.ch.
Disa kompani, si ajo e drejtorit të furrave të bukës Stéphane Oberson, kanë hequr dorë nga punësimi i studentëve gjatë verës. “Nëse punësoj një student 18-vjeçar me të njëjtën pagë si një punonjës të ri të përhershëm, kjo krijon probleme,” u shpreh ai në një emision mëngjesi. “Punonjësit mendojnë se studentët qëndrojnë vetëm një muaj, kërkojnë trajnim, mbikëqyrje dhe megjithatë paguhen njësoj. Këtu qëndron problemi.”
Për këtë arsye, propozohet një përjashtim nga paga minimale për studentët, përmes kontratave deri në 60 ditë në vit, me një pagesë pak më pak se 19 franga në orë, rreth 5 franga më pak se paga minimale e parashikuar për vitin 2026. Studentët që punojnë gjatë gjithë vitit nuk do të preken nga kjo masë.
Kundërshtime nga e majta dhe sindikatat
Nga ana tjetër, partitë e majta dhe sindikatat e kundërshtojnë ashpër këtë propozim, duke e cilësuar si një shkelje të rrezikshme të parimit të pagës minimale dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj të rinjve.
“Studimet në nivel federal tregojnë se paga është një faktor kyç në të ardhurat e studentëve,” thotë Davide de Filippo, president i Koordinimit të Veprimit Sindikal në Gjenevë. “Studentët kanë nevojë për pagë minimale edhe gjatë pushimeve. Ulja e pagës me 25% mund t’u kushtojë disa prej tyre deri në 1.000 franga më pak gjatë verës, në një periudhë kur ata janë të detyruar të punojnë,” thekson ai.
Projektligji, i cili buron nga qendra e djathtë, u miratua nga Këshilli i Madh i Gjenevës në tetor të vitit të kaluar. Meqë mbështetësit e tij synonin zbatimin që këtë verë, u përfshi edhe një referendum i detyrueshëm. Nëse votuesit thonë “po” më 8 mars, punët verore të studentëve mund të paguhen nën pagën minimale që këtë sezon veror.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











