Kosova
Gjenevë: Storie suksesi, shqiptari vlerësohet lart në fushën e Al-së
Genis Skura pa dyshim se është një nga storiet e suksesit në Zvicër, në kantonin e Gjenevës, transmeton albinfo.ch.
Ai tashmë po konisderohet si një ndër pionierët e Inteligjencës Artificiale (AI) në Zvicër.
Ai ka lindur në qytetin e Elbasanit, pas mbarimit të masterit po lë shenja suksesi në Kantonin e Gjenevës.
Thuhet se ai ka mbaruar Bachelor-in për Inxhinieri Informatike në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndërsa Masterin dyvjeçar në Shkencat Informatike në Universitetin e Gjenevës.
Përgjatë Masterit ai ka bërë stazh midis Universitetit dhe Spitalit të Gjenevës, në aplikimin e metodave të Inteligjencës Artificiale për identifikimin dhe grumbullimin automatik të të gjitha termave mjekësore nëpër Korpuse Spitalore dhe dokumente të shëndetësisë globale.
Në një epokë kur teknologjia ka arritur shumë më shumë se sa ndonjëherë për të ndryshuar botën, suksesi dhe puna e Skuras është një ilustrim frymëzues i mundësive që ofron kjo fushe, pasi ai tani është pozicionuar si asistent kërkimor te Universiteti i Gjenevës dhe ai Pedagogjik në një lëndë të quajtur “Introduction to AI” për Fakultetet joshkencore. Pra Genisi, përveç kontributeve të tij në fushën teknike, gjithashtu po angazhohet në edukimin e brezit të ardhshëm të inxhinierëve të AI-së.
Përveç kësaj, Genisi nuk ndalet me kaq. Ai tani ka në dorë një projekt gjigant mbi metodat e Inteligjencës Artificiale në rezolutat diplomatike, juridike, si statutet ndërkombëtare e politike, siç janë fjalimet. Po ashtu dhe në metodat për lokalizimin automatik të të gjitha entiteteve, personave, vendeve, ligjeve në një tekst pavarësisht gjuhës, analiza e sentimenti i fjalimeve, shkruan Ambasada e RSH-së në Bernë.
Nga e gjithë fusha e Informatikës, Genisi zgjodhi specializimet në AI për shkak të interdisiplinaritetit. Sipas tij, kjo nuk të limiton, por të krijon mundësinë për t’u marrë e punuar në projekte të ndryshme, si në shëndetësi, financë, juridik apo diplomaci.
Sot, historia e suksesit të Genis Skura shërben si një burim frymëzimi për të gjithë ata që janë të interesuar për të ndërtuar një karrierë në fushën e Inteligjencës Artificiale. Ai është një shembull i shkëlqyeshëm i aftësive të nevojshme, përkushtimit dhe durimit për të arritur objektivat e larta dhe për të bërë ndryshime thelbësore në botën tonë nëpërmjet teknologjisë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















